Albania in Poland retweeted
📍 Bucharest -- Pleased to meet with Daniel-Cătălin Zamfir, Romania’s Minister of Economy, Digitalisation, Entrepreneurship and Tourism. 🇦🇱🇷🇴
We discussed how to translate our excellent political relations into a stronger and more dynamic economic partnership. There remains significant untapped potential to expand bilateral trade, attract investment and foster closer business-to-business cooperation.
We identified promising opportunities in ICT and digital services, manufacturing and tourism. The priority now is to turn this potential into concrete results, through a focused business agenda for 2027, targeted B2B engagement and partnerships that deliver tangible benefits for both economies.
--
📍 Bukuresht -- Kënaqësi të takoja z. Daniel-Cătălin Zamfir, Ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit, Sipërmarrjes dhe Turizmit të Rumanisë. 🇦🇱🇷🇴
Diskutuam se si marrëdhëniet tona të shkëlqyera politike t’i përkthejmë në një partneritet ekonomik më të fortë dhe më dinamik. Ekziston ende një potencial i konsiderueshëm i pashfrytëzuar për rritjen e shkëmbimeve tregtare, tërheqjen e investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes bizneseve të dy vendeve.
Identifikuam mundësi premtuese në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, shërbimeve digjitale dhe industrisë prodhuese dhe turizmit. Prioriteti tani është që këtë potencial ta shndërrojmë në rezultate konkrete, përmes një agjende të fokusuar biznesi për vitin 2027, angazhimit të drejtpërdrejtë B2B dhe partneriteteve që sjellin përfitime të prekshme për të dyja ekonomitë.
Albania in Poland retweeted
📍 Bucarest -- Très heureux de ce moment d’échange avec les étudiants du Collège franco-roumain d’études européennes à Bucarest. 🇦🇱🇷🇴🇫🇷🇪🇺
Un dialogue ouvert, vivant et stimulant sur l’Albanie et son chemin vers l’Union européenne, mais aussi sur l’Europe elle-même, ses défis dans un monde de plus en plus incertain, la désinformation, les bouleversements technologiques et la responsabilité particulière de la jeunesse face à ces transformations.
J’ai surtout voulu leur transmettre une conviction : l’Europe de demain ne sera pas simplement celle dont ils hériteront. Elle sera celle qu’ils décideront de construire, en achevant la réunification de notre continent et en donnant tout son sens à notre maison européenne commune.
Merci aux étudiants pour leur curiosité, leurs questions et la qualité de cet échange. Rien n’est plus encourageant pour l’avenir de l’Europe que de rencontrer une génération qui l’interroge et, surtout, veut continuer à la faire vivre.
--
📍Bukuresht -- Kënaqësi e veçantë që pata një bashkëbisedim me studentët e Kolegjit Franko-Rumun të Studimeve Evropiane në Bukuresht. 🇦🇱🇷🇴🇫🇷🇪🇺
Një dialog i hapur, dinamik dhe frymëzues për #Shqipërinë dhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, por edhe për vetë Evropën, sfidat e saj në një botë gjithnjë e më të pasigurt, dezinformimin, transformimet teknologjike dhe përgjegjësinë e veçantë të të rinjve përballë këtyre ndryshimeve.
Mbi të gjitha, ndaja me ta një bindje: Evropa e së nesërmes nuk do të jetë thjesht ajo që do të trashëgojnë. Do të jetë #Evropa që ata vetë do të zgjedhin të ndërtojnë, duke çuar deri në fund ribashkimin e kontinentit tonë dhe duke i dhënë kuptim të plotë shtëpisë sonë të përbashkët evropiane.
Faleminderit studentëve për kureshtjen, pyetjet dhe cilësinë e këtij bashkëbisedimi. Nuk ka asgjë më inkurajuese për të ardhmen e Evropës sesa të takosh një brez që e sheh në sy dhe mbi të gjitha, dëshiron të vazhdojë ta ndërtojë e ta mbajë gjallë.
RT @HoxhaFer: 📍 Bucharest -- A very warm and meaningful meeting with the new Prime Minister of Romania, H.E. Luca Niculescu. 🇦🇱🇷🇴
Our conv…
Albania in Poland retweeted
📍 Berlin -- Meeting with the German Bundestag’s Committee on European Union Affairs was a key highlight of my visit to Berlin. 🇦🇱🇩🇪
In an open, candid and substantive exchange with its members, I had the opportunity to present the progress Albania has made on its path towards EU membership, as reflected in today’s European Commission Progress Report, as well as the key priorities of our reform and development agenda.
Our ambition to conclude accession negotiations by the end of 2027, an objective now reflected in the European Commission’s #roadmap, is demanding, but achievable. It is grounded in our determination to work hard, deliver the necessary reforms and meet every standard required for membership. We are equally clear-eyed about the challenges that remain, the lessons we must draw from them, and the considerable work still ahead.
#Albania today is profoundly different from the country that began this European journey. Our direction has long been defined, our strategic choice is irreversible, and our destination is clear.
So too is our determination to do whatever it takes to earn Albania’s rightful place around the #European table. We ask for no shortcuts and no favours. We ask to be judged on our merits, our reforms and our results.
Because joining the European Union is not simply about what Albania stands to gain from Europe. It is equally about what Albania brings to Europe: security and stability, full strategic alignment, a strong European conviction, and a country ready to assume its responsibilities as a future Member State.
Throughout this transformative journey, Germany’s support, engagement and confidence have been and remain invaluable.
Thank you, Chair #Hofreiter, and all Members of the Committee for the warm welcome and your contribution to a substantive discussion.
We know where we are going. We know what remains to be done. And we are determined to get there.
#Albania2030
--
Takimi me Komisionin për Çështjet e Bashkimit Evropian të Bundestagut gjerman ishte një nga momentet kryesore të vizitës sime në Berlin. 🇦🇱🇩🇪
Në një shkëmbim të hapur, të sinqertë dhe thelbësor me anëtarët e tij, pata mundësinë të paraqes progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, të pasqyruar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe prioritetet kryesore të agjendës sonë të reformave dhe zhvillimit.
Ambicia jonë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, një objektiv tashmë i reflektuar edhe në #HartënERrugës të Komisionit Evropian, është ambicioze por e arritshme. Ajo mbështetet në vendosmërinë tonë për të punuar fort, për të çuar përpara reformat e nevojshme dhe për të përmbushur çdo standard që kërkon anëtarësimi. Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të vetëdijshëm për sfidat që mbeten, mësimet që duhet të nxjerrim prej tyre dhe punën e konsiderueshme që kemi ende përpara.
#Shqipëria e sotme është thellësisht e ndryshme nga vendi që nisi këtë rrugëtim evropian. Drejtimi ynë është përcaktuar prej kohësh, zgjedhja jonë strategjike është e pakthyeshme dhe destinacioni ynë është i qartë.
Po aq e qartë është edhe vendosmëria jonë për të bërë gjithçka që duhet për të merituar vendin që i takon Shqipërisë në tryezën evropiane. Nuk kërkojmë rrugë të shkurtra dhe as favore. Kërkojmë të gjykohemi mbi meritën, reformat dhe rezultatet tona.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka të bëjë vetëm me atë që Shqipëria fiton nga Evropa. Ka të bëjë po aq edhe me atë që Shqipëria i sjell Evropës: siguri dhe stabilitet, përafrim të plotë strategjik, një bindje të palëkundur evropiane dhe një vend të gatshëm të marrë përgjegjësitë e tij si një shtet i ardhshëm anëtar.
Gjatë gjithë këtij rrugëtimi transformues, mbështetja, angazhimi dhe besimi i Gjermanisë kanë qenë e mbeten të çmuara për ne.
Faleminderit Kryetarit #Hofreiter dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit për mikpritjen e ngrohtë dhe kontributin në një diskutim përmbajtësor.
Ne e dimë se ku po shkojmë. E dimë se çfarë mbetet për t’u bërë. Dhe jemi të vendosur të arrijmë deri në fund.
#Shqipëria2030
Albania in Poland retweeted
📍 Berlin -- A very warm and fruitful meeting with Peter Beyer @Peter_Beyer, Member of the German Bundestag, Member of the Foreign Affairs Committee and a longstanding friend of Albania. 🇦🇱🇩🇪
We had an open and engaging exchange on a wide range of issues: our bilateral relations and the need to fully exploit their considerable potential; recent developments in #Albania and our path towards EU accession; as well as the evolving situation in the Western Balkans, including recent elections in #Serbia and their implications for regional stability and European integration.
We also discussed the broader strategic environment in #Europe, the importance of keeping enlargement credible and anchored in merit, and the need for an even stronger #German engagement in the Western Balkans.
Thank you, Peter, for your friendship towards Albania, your keen interest in the #WesternBalkans and consistent commitment to a strong European future for our region.
#Together
Albania in Poland retweeted
📍 Berlin -- A very engaging exchange with representatives of some of the leading European think tanks, @DimitarBechev & Ilirjana Gjoni of Carnegie Europe, @MilanN_inBerlin & @NikolaXaviereff from DGAP, Wouter Zweers from @Clingendaelorg and #MarinLesenski from Europen Policy Initiative, on EU enlargement and its evolving dynamics in an increasingly complex European and global context. 🇪🇺
At a time when #enlargement is once again at the heart of Europe’s strategic debate, the voice of civil society, think tanks and the wider policy community matters enormously. They challenge assumptions, bring new perspectives into the conversation and help ensure that enlargement remains not only an institutional process, but a broader European debate about our common future.
For Albania, that debate is particularly important. Enlargement is about reforms and merit, but it is also about #Europe’s capacity to act, to remain united and to shape its own future in a rapidly changing world.
#Albania2030
Albania in Poland retweeted
📍 Berlin -- Very pleased to take part in the panel discussion “Growing Europe: A Case for Enlargement”, together with German Minister of State for European Affairs @GKrichbaum, Kosovo’s Chief Negotiator Jeton Zulfaj, and @MilanN_inBerlin, Senior fellow at @dgapev.
Few cities embody the meaning of European enlargement more powerfully than #Berlin. Once divided by a wall, today it stands as one of the most enduring symbols of European reunification, a reminder that the divisions of the past can be overcome and that a Europe whole, free and united is both possible and worth striving for.
Albania also possesses something unique, that no benchmark can fully measure: an overwhelming national consensus on EU membership. For us, #European accession is not about appearing ready. It is about becoming ready. It is about reforming, implementing and making the choices required to become a fully functioning member of the European family.
For enlargement to succeed, three principles are essential: credibility, fairness and tangible progress.
Credibility means a clear roadmap, measurable milestones and a destination that citizens can believe in.
Fairness means ensuring that merit remains the currency of enlargement. And merit must work both ways: when candidate countries deliver, Europe must respond.
Tangible progress means progressively bringing candidate countries into the European space even before formal membership, allowing our citizens, businesses and institutions to experience the benefits and responsibilities of integration as reforms advance.
Because Europe has never been built by waiting for perfect conditions. It has been built by taking courageous decisions when history demanded them.
And history is demanding such decisions again. At a time of hybrid threats, foreign interference, disinformation and renewed geopolitical competition, enlargement is no longer simply a policy of integration. It is a strategic investment in Europe’s security, resilience and geopolitical strength.
Indeed, #enlargement may prove to be one of the most cost-effective security investments Europe can make.
#Albania2030
--
📍 Berlin -- Shumë i kënaqur që mora pjesë në panelin e diskutimit “Evropa në zgjerim: Argumenti për Zgjerimin”, së bashku me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Gjermanisë @GKrichbaum, Kryenegociatorin e Kosovës Jeton Zulfaj dhe @MilanN_inBerlin, studiues në @dgapev.
Pak qytete e mishërojnë sot domethënien e zgjerimit evropian më fuqishëm se #Berlini. Dikur i ndarë nga një mur, sot ai qëndron si një nga simbolet më të fuqishme të ribashkimit evropian, një kujtesë se ndarjet e së shkuarës mund të kapërcehen dhe se një Evropë e tërë, e lirë dhe e bashkuar është jo vetëm e mundur, por edhe një aspiratë për të cilën ia vlen të punojmë.
Shqipëria ka diçka unike, që asnjë standard apo kriter nuk mund ta masë plotësisht: një konsensus të jashtëzakonshëm kombëtar për anëtarësimin në BE. Për ne, #integrimiEvropian nuk ka të bëjë me të dukurit gati. Ka të bëjë me të qenit gati. Me reforma, zbatim dhe me marrjen e vendimeve të nevojshme për t'u bërë një anëtar plotësisht funksional i familjes evropiane.
Që zgjerimi të ketë sukses, tre parime janë thelbësore: besueshmëria, drejtësia dhe progresi i prekshëm.
Besueshmëria nënkupton një udhërrëfyes të qartë, objektiva të matshëm dhe një destinacion tek i cili qytetarët mund të besojnë.
Drejtësia do të thotë të sigurohemi që merita të mbetet monedha e zgjerimit. Dhe merita duhet të funksionojë në të dyja drejtimet: kur vendet kandidate përmbushin detyrimet e tyre, Evropa duhet të përgjigjet.
Progresi i prekshëm do të thotë integrim gradual të vendeve kandidate në hapësirën evropiane edhe përpara anëtarësimit formal, duke u mundësuar qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve tona të përjetojnë përfitimet dhe përgjegjësitë e integrimit, ndërsa reformat avancojnë.
Sepse Evropa nuk është ndërtuar kurrë duke pritur kushtet perfekte. Ajo është ndërtuar duke marrë vendime të guximshme atëherë kur historia i ka kërkuar.
Dhe sot, historia kërkon sërish vendime të tilla. Në një kohë kërcënimesh hibride, ndërhyrjesh të huaja, dezinformimi dhe rikthimi të konkurrencës gjeopolitike, zgjerimi nuk është më thjesht një politikë integrimi. Ai është një investim strategjik në sigurinë, qëndrueshmërinë dhe fuqinë gjeopolitike të Evropës.
Në fakt, #zgjerimi mund të rezultojë një nga investimet më efikase që Evropa mund të bëjë për sigurinë e saj.
#Shqipëria2030
Albania in Poland retweeted
📍 Berlin -- No better way to start the day than over breakfast with an open and frank conversation with Mr. Tilman Kuban @TKuban96, Member of the German Bundestag and #Spokesperson on European Affairs for the CDU/CSU Parliamentary Group. 🇦🇱🇩🇪
A very engaging exchange on Albania’s European path, the current developments in Albania and the region, and the future of the EU #enlargement process.
#Germany remains an essential partner in Albania’s European journey, and dialogue with the #Bundestag is an important part of strengthening understanding, trust and support as we move forward toward EU membership.
#Albania2030
Albania in Poland retweeted
📍 Berlin -- Very pleased to participate in the international conference “EU Enlargement: Assessing New Concepts and Outlook for 2027”, hosted by the German Council on Foreign Relations (DGAP).
Geopolitical realities have made #enlargement a strategic and security imperative for Europe. But this does't come at the expense of substance: reforms remain as necessary as ever.
We do not reform simply to become European. We reform because we are #European, and because our citizens deserve institutions that work according to European standards.
As #Albania advanced into the concluding and most demanding phase of accession negotiations, we know that the task becomes harder and our responsibility greater. There are no shortcuts to membership, nor are we asking for any.
EU membership is earned, not granted as an act of solidarity. It is earned reform by reform, chapter by chapter, benchmark by benchmark, by building the functioning, democratic and accountable institutions that Albania needs for itself and that EU membership requires.
Albania is doint just that: reforms, implementation, scrutiny and evaluation on merits.
When candidate countries deliver, Europe must respond. When reforms produce results, those results must translate into progress.
Because enlargement is not simply about making the European Union bigger. It is about making #Europe stronger, safer and finally whole.
#Albania2030
--
📍 Berlin - Kënaqësi të merrja pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjerimi i BE-së: Vlerësimi i koncepteve të reja dhe perspektiva për vitin 2027”, organizuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP).
Realitetet gjeopolitike e kanë bërë #zgjerimin një domosdoshmëri strategjike dhe sigurie për Europën. Por kjo nuk mund të ndodhë në kurriz të përmbajtjes dhe standardeve: reformat mbeten po aq të domosdoshme sa më parë.
Ne nuk po bëjmë reforma thjesht për t’u bërë europianë por sepse jemi #Europianë dhe sepse qytetarët tanë meritojnë institucione që funksionojnë sipas standardeve europiane.
Ndërsa #Shqipëria ka hyrë në fazën përmbyllëse dhe më kërkuese të negociatave të anëtarësimit, jemi të vetëdijshëm se detyra bëhet më e vështirë dhe përgjegjësia jonë më e madhe. Nuk ka rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit dhe ne nuk kërkojmë një të tillë.
Anëtarësimi në BE fitohet me meritë, nuk dhurohet si akt solidariteti. Fitohet reformë pas reforme, kapitull pas kapitulli, standard pas standardi, duke ndërtuar institucione funksionale, demokratike dhe të përgjegjshme, për të cilat Shqipëria ka nevojë për veten e saj dhe që anëtarësimi në BE kërkon.
Shqipëria po bën pikërisht këtë: reforma, zbatim, llogaridhënie dhe vlerësim mbi bazën e meritës.
Por një proces i bazuar në meritë duhet të funksionojë në të dyja drejtimet. Kur vendet kandidate japin rezultate, Europa duhet të përgjigjet. Kur reformat sjellin rezultate, ato duhet të përkthehen në progres konkret.
Sepse zgjerimi nuk ka të bëjë thjesht me një Bashkim Europian më të madh. Ka të bëjë me një #Europë më të fortë, më të sigurt dhe, më në fund, të bashkuar plotësisht.
#Shqipëria2030
Albania in Poland retweeted
📍 Berlin -- Pleased to meet today with Germany’s Minister of State for Europe, Gunther Krichbaum @GuntherKrichba3, for a frank and constructive exchange. 🇦🇱🇩🇪
We discussed Albania’s European accession path and its unwavering commitment to reforms and progress, Germany’s strong support for EU enlargement, and our shared determination to ensure a credible, merit-based accession process that translates reform and tangible progress into concrete steps towards full EU membership.
#Germany is a key partner and a strong supporter of Albania’s European journey.
We deeply value this partnership and look forward to working even more closely together for a stronger bilateral relationship and our shared #European future.
#Albania2030
Albania in Poland retweeted
Deeply saddened by the tragic incident near Brčko, Bosnia and Herzegovina, involving an #EUFOR helicopter, which claimed three lives and left twelve people injured.
Our heartfelt condolences go to the families of those who lost their lives and the Government and people of #Italy. Our thoughts are also with all those injured, to whom we wish a swift and full recovery.
In this moment of profound sorrow, #Albania stands firmly with Italy, our close friend and NATO Ally, and with the entire EUFOR community, where Albanian personnel serve proudly alongside their Italian and other fellow servicemen and women, in a shared commitment to peace and stability in Bosnia and Herzegovina.
@Antonio_Tajani
Albania in Poland retweeted
It was a pleasure to meet today with H.E. Ms. Elissa Golberg @Elissa_Golberg, Ambassador of Canada to Albania. 🇦🇱🇨🇦
#Canada is a valued friend, NATO Ally and trusted partner, whose meaningful contribution to #Albania’s democratic consolidation and socio-economic development is deeply appreciated.
Our relations have steadily expanded and deepened in recent years, opening promising prospects for more concrete cooperation across a range of areas of mutual interest, including stronger people-to-people ties, tourism, trade and economic cooperation.
The joint efforts towards the establishment of the Defence, Security and Resilience Bank, a multilateral financial mechanism designed to support the development of defence, security and resilience capabilities, offer a further opportunity to deepen our cooperation in these strategically important areas.
Albania in Poland retweeted
Shqipëria përgëzon Listën Studentore për fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe qytetarët për pjesëmarrjen e gjerë në procesin demokratik.
Zhvillimet në Serbi dëshmojnë rëndësinë e angazhimit qytetar dhe të votës së lirë si shprehje e vullnetit demokratik. Energjia qytetare që gjen përfaqësim përmes institucioneve është një mundësi për ndryshim, por edhe një përgjegjësi për ata që marrin besimin e qytetarëve.
Një përgëzim i veçantë shkon për Koalicionin Shqiptar dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kanë shënuar një rezultat të rëndësishëm në këto zgjedhje. Sipas projeksioneve paraprake, dy mandate parlamentare janë në perspektivë, ndërsa gara për një mandat të tretë mbetet e hapur. Ky përfaqësim duhet të shërbejë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, garantimin e trajtimit të barabartë dhe adresimin e shqetësimeve të tyre legjitime.
Në këtë kapitull të ri politik për Serbinë, normalizimi i marrëdhënieve me Republikën e Kosovës mbetet një përgjegjësi thelbësore. Shqipëria pret një angazhim konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura, si dhe hapa konkretë drejt marrëdhënieve të qëndrueshme fqinjësore. Ndryshimi politik duhet të krijojë mundësi të reja edhe për paqen dhe bashkëpunimin në rajon.
Shqipëria mbetet e gatshme të bashkëpunojë me institucionet që do të dalin nga ky proces zgjedhor, mbi bazën e respektit të ndërsjellë, interesave të përbashkëta dhe angazhimit për një Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe të orientuar drejt së ardhmes europiane.
Albania in Poland retweeted
On my invitation, I met today with the Ambassadors of the European Union Member States in #Albania for an open and substantive exchange on recent developments in the country.
I underlined the Government’s unwavering commitment to democratic freedoms, including the fundamental right to peaceful asembly, while stressing an equally fundamental principle: violence, vandalism and attacks against public or private property can never be accepted as legitimate means of political or any other form of expression.
This principle applies in Albania, as it does everywhere in #Europe.
We also discussed the importance of preserving institutional stability, upholding the rule of law, and ensuring that all actions by public authorities remain #lawful and #proportionate.
Dialogue, to which the #Government remains open anytime, anywhere and with anyone not involved in acts of violence, is a democratic value and the best way to bridge differences, address concerns and move forward together.
At this important moment for Albania, our European path remains, more than ever, a strategic national objective.
Difficult moments should strengthen our resolve, not distract us from the reforms, democratic standards and responsibilities that come with our ambition to join the European Union.
I appreciated the frank exchange with our #European partners and their continued engagement with Albania in pursuit of what is, and remains, our shared goal: a common European future.
#Albania2030
--
Me ftesën time, u takova sot me Ambasadorët e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në #Shqipëri, për një shkëmbim të hapur dhe përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit në vend.
Nënvizova angazhimin e palëkundur të Qeverisë ndaj lirive demokratike, përfshirë të drejtën themelore për manifestim paqësor, duke theksuar njëkohësisht një parim po aq themelor: dhuna, vandalizmi dhe sulmet ndaj pronës publike apo private nuk mund të pranohen kurrë si mjete legjitime të shprehjes politike apo të çfarëdo forme tjetër të shprehjes.
Ky parim vlen në Shqipëri, ashtu si kudo tjetër në #Evropë.
Diskutuam gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit institucional, respektimit të shtetit të së drejtës dhe garantimit që të gjitha veprimet e autoriteteve publike të mbeten #ligjshme dhe #proporcionale.
Dialogu, për të cilin #Qeveria mbetet e hapur në çdo kohë, kudo dhe me këdo që nuk është i përfshirë në akte dhune, është një vlerë demokratike dhe mënyra më e mirë për të kapërcyer dallimet, adresuar shqetësimet dhe për të ecur përpara së bashku.
Në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë, rruga jonë evropiane mbetet, më shumë se kurrë, një objektiv strategjik kombëtar.
Momentet e vështira duhet të forcojnë vendosmërinë tonë dhe jo të na shmangin nga reformat, standardet demokratike dhe përgjegjësitë që burojnë nga ambicia jonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Vlerësova shkëmbimin e hapur me partnerët tanë #evropianë dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm me Shqipërinë në funksion të asaj që është dhe mbetet synimi ynë i përbashkët: një e ardhme e përbashkët evropiane.
#Shqipëria2030
Albania in Poland retweeted
Të dashur bashkëatdhetarë, qytetarë të Luginës së #Preshevës.
Pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike, por edhe një mundësi e rëndësishme për të bërë që zëri juaj të dëgjohet dhe të ketë peshën që meriton.
Sot është dita për ta bërë këtë, duke marrë pjesë masivisht në votime dhe duke ushtruar lirisht të drejtën tuaj demokratike.
Çdo votë ka rëndësi.
Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri juaj për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në #LuginënEPreshevës.
Dilni dhe votoni.
Për #zërin tuaj, për të #drejtat tuaja, për të #ardhmen tuaj.
Albania in Poland retweeted
Pleased to meet with representatives of Koning Willem II for an open and substantive exchange on Albania’s European accession journey, our bilateral partnership with the #Netherlands, and the important role of public affairs professionals in fostering informed, inclusive and effective policymaking.
During an open and foccussed discussions, I expressed Albania’s sincere appreciation for the Kingdom of the Netherlands’ principled and longstanding support for strengthening our democratic institutions and consolidating the rule of law.
As Albania moves with determination towards #European Union membership, our focus remains firmly on delivering credible, tangible and irreversible reforms.
Becming an EU member cannot be a purely institutional or bureaucratic excercise. It requires also the active ownership, scrutiny and sustained engagement of citizens, the private sector and civil society.
We also explored opportunities to expand people to people contacts, professional exchanges, institutional knowledge-sharing and bilateral economic ties. Building lasting connections between our institutions, professionals and societies strengthens the foundations of our partnership and of our shared European future.
#Albania2030
Albania in Poland retweeted
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret konkluzionet e Këshillit Evropian @EUCouncil mbi zgjerimin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.
Ne vlerësojmë riafirmimin e qartë se #zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës. Ky është një mesazh i rëndësishëm në një kohë kur Bashkimi Evropian duhet të forcojë më tej unitetin, kapacitetin e tij për të vepruar dhe sovranitetin evropian.
Ne mirëpresim gjithashtu riafirmimin e parimit të #meritës, sipas të cilit çdo vend kandidat avancon në procesin e anëtarësimit mbi bazën e progresit të vet.
#Shqipëria ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar për të vijuar me vendosmëri reformat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, dhe për të përmbushur të gjitha angazhimet dhe detyrimet që burojnë nga procesi i negociatave. Progresi ynë do të matet dhe vlerësohet mbi bazën e punës, performancës dhe rezultateve tona.
Në thelb, konkluzionet e Këshillit Evropian forcojnë më tej bindjen se #zgjerimi është sot në zemër të agjendës strategjike evropiane dhe se perspektiva e anëtarësimeve të reja po bëhet gjithnjë e më konkrete.
Për Shqipërinë, si një nga vendet në pararojë të këtij procesi, përgjigjja duhet të jetë e qartë: të vijojë, pa humbur kohë, me vendosmëri dhe përgjegjësi, reformat dhe negociatat, përmes të cilave do të arrijë gatishmërinë e plotë për anëtarësim.
Ky është një shans historik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kurrë nuk kemi qenë më pranë realizimit të aspiratës sonë më të madhe dhe më të qëndrueshme kombëtare, kërkesës së kahershme të rinisë dhe të gjithë shoqërisë shqiptare: Shqipëria në #Evropë.
Por anëtarësimi nuk dhurohet. Ai fitohet, vetëm me punë, reforma, rezultate, përgjegjësi dhe përgjegjshmëri.
Rruga deri këtu ka kërkuar shumë energji, përpjekje dhe sakrifica. Shqipëria ka treguar se i ka edhe energjitë, edhe aftësitë, edhe përkushtimin.
Pikërisht sepse kemi pritur kaq gjatë dhe sepse e dimë se, në histori, mundësi të tilla nuk qëndrojnë të hapura përgjithmonë, nuk mund t’ia lejojmë vetes ta humbasim këtë moment.
Dora e zgjatur e BE-së duhet shtrënguar fort, duke ecur krah për krah deri në anëtarësim.
Duke nxjerrë mësimet nga e kaluara, ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që ky kapitull transformues i historisë sonë moderne, më i rëndësishmi për të sotmen dhe të ardhmen tonë, të bëhet historia e një tjetër shansi të humbur.
#Shqipëria2030
Albania in Poland retweeted
Shqipëria ka bërë hapa madhorë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke fituar më shumë besim dhe respekt ndërkombëtar dhe duke ndërtuar imazhin e një vendi të qëndrueshëm, të sigurt, mikpritës dhe gjithnjë e më tërheqës.
Pikërisht për këtë arsye, pamjet e dhunës, shkatërrimit të pronës dhe sulmeve ndaj institucioneve apo selive diplomatike janë dëshpëruese dhe të papranueshme. Ato nuk përfaqësojnë as Shqipërinë e sotme dhe as atdheun që synojmë të ndërtojmë për nesër.
Imazhi ynë ndërkombëtar është ndërtuar me shumë mund, ndër vite e dekada, por mund të cenohet lehtësisht. Çdo pamje dhune ndaj institucioneve, pronës publike apo asaj private dobëson mesazhin e stabilitetit, dëmton perceptimin e Shqipërisë si një vend i sigurt për turistët dhe investitorët dhe hedh hije e dyshime mbi aftësinë tonë të përbashkët për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Shprehja e pakënaqësisë dhe protesta paqësore janë pjesë e demokracisë; dhuna jo.
Askush nuk duhet të dëmtojë një pasuri që na përket të gjithëve: emrin dhe reputacionin e Shqipërisë.
RT @HoxhaFer: 📍 Luxembourg -- Another important milestone in getting closer to the Euopean Union. 🇦🇱🇪🇺
I was very pleased to participate t…









































