Steel Blue retweeted
Replying to @peter_sarris
Yes But vis a vis Serbia be careful what you hope for? The Serbian or Yugo Parliament has never mattered much since 1929. Power is with the security apparatus, the officeocrats,the Church, the army. Vucic is an operator. He will throw some bones to the young people.
Steel Blue retweeted
Pjesëmarrja në protestat e dhunshme është sigurisht e rrezikshme edhe për vetë dhunuesit dhe ata që rrinë rrotull tyre, aq më tepër kur dihet tanimë edhe botërisht që në këto protesta është edhe dora e një matufi maniak me një biografi të pasur me zjarrvënie e me gjakderdhje👺
Më vjen shumë keq kur kushdoqoftë lëndohet fizikisht, qoftë edhe një protestues i dhunshëm, por si mund të shmanget çdo lëndim i mundshëm nëse dhuna e dikton natyrën e një proteste?!
Kjo është një pyetje retorike dhe lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo më zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individësh, nga kriminelë, te djem të paditur e deri te fëmijë të mitur🤡
Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën:
Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit!
Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së malkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritë!
Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ku më e madhe se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni me urrejtjen e pangushëllueshme të asaj dore, por duke ua kujtuar më mirë se kurrë shqiptarëve se kush jeni.
Dhe shqiptarët s’do t’ua falin. Prisni dhe shikoni🇦🇱🦅👊
So "democratic" of you 🙏🏻
Replying to @Flamingo_TV @ediramaal
Shikoja dorezat e ndërtimit që i ka veshur për të hedhur gurë më lehtë hahaha. Syzet i paska harruar !
Steel Blue retweeted
Wake up.
Every profession deemed white-collar, the middle class dream, is about to be decimated by AI, at a much faster pace than anticipated, with monstrous social consequences.
Here we go !
Propagandistët e Vetëvendosjes kur nuk ju pëlqen kontradita @xhemajl_rexha 👇🏻
Btw : “tweet about Kosovo” lmao
Replying to @xhemajl_rexha
"Nga panika"?!? Kujt i thua panik kur të dalësh me thy e me digj o robqir, argat i Albinit.
Steel Blue retweeted
Gani Geci i paska thane Lirim Mehmetajt: “Kena me u vra”.
Amo kqyre cka ka thane ky shkencetari hipokrit.
Steel Blue retweeted
Gjykata Speciale e ka fshirë CV-në e kryetares, Ekaterina Trendafilova. Në CV-në e mëhershme tregohej se ajo kishte kryer dy specializime në Moskë. Ajo ishte gjithashtu prokurore e Sofjes gjatë kohës së komunizmit, ku luftonte “armiqtë” e Partisë Komuniste të Bullgarisë.
Avokatët kanë shprehur shqetësim për një proces që nuk ka shkuar në mënyrë të pastër dhe ajo është parë në leximin e vendimit. Fakti që Robelli nuk shqetësohet për këtë tregon që ai nuk ka ndryshuar. Akoma aktivist që ëndërron të bëhet ambasador. Si Znj Koc, hmm journalist’s ego
Enver Robelli:
Sjellja e avokatëve të ish-presidentit Hashim Thaçi pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në Gjykatën Speciale me seli në Hagë nuk është serioze. Avokati amerikan Pierre-Richard Prosper, menjëherë pas humbjes brutale të rastit, në vend se të fliste për gabimet e mbrojtjes, deklaroi se po të ishte Kuvendi i Kosovës, “do e zhbëja Gjykatën Speciale që nesër”.
Gjuha shkon lehtë në shumë drejtime, por avokati Prosper së pari duhet të flasë për punën e tij. Ai ka punuar rreth gjashtë vjet si avokat i Thaçit dhe këtë nuk e ka bërë falas (ka marrë shuma të majme, edhe nga buxheti i Kosovës). Duke ushtruar funksionin si avokat në këtë lëndë, ai e ka pranuar edhe ligjshmërinë e Gjykatës Speciale. Nuk mund të dalësh pas gjashtë vitesh e të thuash “unë do e zhbëja Gjykatën”. Zhbërja e saj është përgjegjësi e Kuvendit të Kosovës dhe mbetet e paqartë nëse kjo është e mundshme përballë barrierave shumë të larta politike. Kjo është çështje e brendshme e Kosovës, jo e avokatit Prosper; ai duhet të flasë për dështimet e veta.
Edhe avokati amerikan me origjinë kroate, Luka Mišetić, para se të zhvillojë polemika me një komisionere të BE-së në rrjetin X - hapësirë ku ai shpesh përplaset me shumë njerëz -, duhet të njoftojë opinionin publik të Kosovës se përse dështoi strategjia e tij para Gjykatës Speciale. Prosper, Mišetić dhe të tjerët janë angazhuar për beteja juridike, jo për mallkime politike.
Nëse rezulton se zhbërja e Gjykatës Speciale është e pamundur (këtë as nuk e paragjykoj, as nuk e parashikoj), ish-presidenti Thaçi bën mirë të përqendrohet në betejën e shkallës së dytë.
Avokati Mišetić krenohet shumë se në shkallën e dytë e ka shpëtuar gjeneralin kroat Ante Gotovina, i cili u shpall i pafajshëm. Por e vërteta e plotë duhet treguar: një avokat tjetër i rëndësishëm në procesin kundër Ante Gotovinës para Tribunalit të OKB-së për ish-Jugosllavinë ka qenë profesori gjerman i së drejtës penale, Kai Ambos. Pasi u lirua Gotovina në vitin 2012, Ambos dha një intervistë për gazetën gjermane DIE ZEIT. Aty Ambos thekson se aktakuza kundër Gotovinës dështoi sepse të fajësosh dikë për “ndërmarrje të përbashkët kriminale” përbën një konstruksion të dobët juridik.
Shtrohet pyetja: nëse paska qenë konstruksion i dobët juridik në rastin e Gotovinës, përse të mos jetë edhe në rastin e katër të dënuarve nga Kosova? Fundja, edhe këta pikërisht për “ndërmarrje të përbashkët kriminale” u dënuan, e jo për krime kundër njerëzimit.
Në lëndën kundër Gotovinës, sipas profesorit Ambos, “si provë e drejtpërdrejtë e kësaj ndërmarrjeje kriminale ekzistonte vetëm një procesverbal i një takimi të udhëheqjes kroate. Vlera provuese e tij ishte e dyshimtë qysh nga problemet e përkthimit nga kroatishtja në anglisht, ndërsa përmbajtja e tij mbetej gjithsesi e dykuptimtë”.
Nëse në rastin e Gotovinës trupi gjykues nuk e ka pranuar një dokument të dykuptimtë për ta dënuar gjeneralin kroat mbi akuzën e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, a mund të dënohen katër krerët e lëvizjes çlirimtare të Kosovës vetëm mbi bazën e komunikatave të tyre me formulime - dorën në zemër - mjaft të pamatura?
E kam të pamundur ta vlerësoj këtë me saktësi në këtë moment. Por kjo mund të jetë një pyetje tejet interesante për profesorin Kai Ambos. Ai sot mund të ishte avokat i Thaçit. Nuk është: është gjykatës në Gjykatën Speciale. Në rast se çështja shkon në shqyrtim në shkallën e dytë dhe nëse Ambos, eventualisht, bëhet pjesë e trupit gjykues, çdo i interesuar për këtë proces do të presë me kureshtje të madhe qëndrimin e tij: a mendon ai ngjashëm për konstruksionin e dyshimtë juridik “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, si për Gotovinën ashtu edhe për ish-presidentin Thaçi dhe të tjerët? Kjo është e pamundur të dihet tani, por ia vlen të mendohet në këtë drejtim.
Një porosi për ish-presidentin Thaçi dhe bashkëvuajtësit e tij: përqendrohuni në betejën juridike dhe injoroni huliganët digjitalë dhe tregtarët e së vërtetës. Ata nuk kanë parasysh as denimin.
Steel Blue retweeted
Sot u deshmua qe Idriz Rrecaj eshte vrare dhe groposur ne nje varr masiv nga Serbia.
Me kujtohet para disa viteve, e pata pas nje bisede me nje familjar te tij (nuk e di bash sakte cka e ka pas) qe sipas tij, njerzit e SHIK-ut e kane vrare dhe zhdukur kete patriot. E sot…?
Steel Blue retweeted
The court of Corruption, the court of Lies, the court of Shame!
@IntlCrimCourt
@SpecialChambers
@Dhomat_e_Spec





























